Papa Leoni i XIV zhvilloi të enjten një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në Selinë e Shenjtë të Vatikanit.
Takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe shënoi një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, bisedimet ishin të përzemërta dhe u theksua marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë. Në qendër të diskutimeve ishin tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve përfshiu edhe çështjet rajonale, duke përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe shënoi një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Vatikanit.

Ky vizitë konfirmon dialogun e vazhdueshëm mes dy institucioneve dhe tregon angazhimin e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe dialogun ndërfetar dhe çështjet sociale me ndikim në vend./Arbresh.info/



Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...