Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku KZAZ 6 në Bushat u dogj bashkë me materialet zgjedhore.
Lleshaj tha se jo vetëm ai por kushdo sulmon do ketë të njëjtin fat.
“Ndërrimi i qimes, nuk ndërron zakonin, vesi del me shpirtin thotë populli. Zjarri mbrëmë dhe plagosja nga një grup sulmi me punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës në Bushat tregon se opozita që ka humbur arsyen dhe kauzën e saj”, u shpreh LLeshaj.
Mësohet se deri më tani janë 15 personat e arrestuar për ngjarjen mbrëmjen e kaluar, mes të cilëve është edhe vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Alfred Hila./TCH
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj