Një automjet është djegur plotësisht në aksin rrugor Burrel-Mat. Polica thotë se në orën 6 të mëngjesit të sotëm është njoftuar se një makinë është përfshirë nga flakët.
“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip “Renault Megan “, me drejtues shtetasin A.D, 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht”, sqaron policia.
Në automjet ndodhej dhe një pasagjer, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet defekt në impiantin elektrik të mjetit.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...