Një shtetas në Sarandë është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e sotme.
Albeu shkruan se një 51-vjeçar i identifikuar si Pëllumb Sejdi është dhunuar nga persona të paidentifikuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, në zonën e njohur si Qafë Gjashtë.
51-vjeçari ka qenë në hyrje të biznesit të tij, një servis makinash, kur dhunuesit i janë afruar dhe e kanë qëlluar në kokë me sende të forta.
Për pasojë Pëllumb Sejdi ka marrë plagë të mëdha në kokë dhe në zonën e shpatullës. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sejdi mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dhunuesit nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që nuk dihen as shkaqet e ngjarjes.
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...