Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes AISM, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hakeruar kompjuterin e drejtorit të kësaj agjencie duke kopjuar gjithçka që ai kishte në kompjuter.
Ky veprim përveçse alarmoi drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin thyer masat e sigurisë kibernetike, në agjencinë, që duhet të garantonte të dhënat kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes, që është edhe pjesë e NATO-s, ka pasjellë edhe dënimin e hakeres Elfrida Bardhanjori me 18 muaj në shërbim prove.
Kjo e fundit, duke qenë shefe e sektorit të mbrojtjes kibernetike, ka shfrytëzuar serverin e agjencisë për t’u futur ilegalisht dhe kopjuar të gjitha të dhënat në kompjuterin e drejtorit të AISM në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t’i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra”, ka thënë Bardhanjori.
Pasi ndërhyrja kompjuterike është zbuluar, e pandehura Bardhanjori ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfilet nga kompjuteri i saj. Nga ekspertiza kompjuterike e kryer për këtë rast ekspertët nuk kanë mundur dot të përcaktojnë se çfarë materialesh janë kopjuar nga kompjuteri i Drejtorit të Agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë.
Ndërsa gjykimi i shkurtuar nuk lejon deklarimet e të pandehurës në gjykim, pasi procedohet direkt me konkluzionet përfundimtare. Nga ana tjetër, zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes ka deklaruar për Top Channel se nga rasti në fjalë nuk janë kopjuar apo shpërndarë materiale me karakter sekret, as të ushtrisë shqiptare dhe as të alencës e NATO-s, ndërsa nuk kanë specifikuar natyrën e informacioneve që janë kopjuar në mënyrë të kundërligjshme. / Top Channel
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...