Raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe një delegacion prej 7 eurodeputetësh të tjerë do të zbarkojnë në Shqipëri javën që vjen, pas ngërçit politik të krijuar nga dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës.
Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për tu takuar fillimisht me liderët e opozitës shqiptare, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e më pas me kryeministrin Edi Rama e Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Në përbërje të delegacionit janë deputetë të grupimeve të ndryshme politike nga Partitë Popullore, socialistët e demokratët, të cilët do t’i përfaqësojë vetë Fleckentesin.
Delegacioni ka parashikuar takime për të mësuar më shumë detaje rreth situatës politike në vend edhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, por edhe me shoqërinë civile.
Gjatë këtyre ditëve ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën në protestën e 16 shkurtit dhe kanë kërkuar nga palët në Shqipëria të dialogojnë./OraNews/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...