Parku kombëtar i Dajtit është përfshirë nga flakët. Pavarësisht se është vetëm pak kilometra larg Tiranës, asnjë zjarrfikëse nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët apo të ti penguar ato që të mos përhapen më tej.
Ndërkohë që zjarri vijon të përhapet për shkak të erës.
Ka qenë qytetarët ata që kanë vënë alarmin për rënien e zjarrit dhe theksojnë se pavarësisht se kanë njoftuar autoritet askush nuk ka shkuar në vend ngjarje.
Denoncimi i qytetarëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Zjarr ne Parkun e Dajtit, asnje reagim nga qeveria! Qytetari dixhital denoncon:
“Pershendetje Doktorr! Live zjarr ne parkun e Dajtit dhe asnje mase nga qeveria e nakotrafikut”, shkruan Berisha në Facebook.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...