Dyshohej se i kishin vendosur lëndë eksplozive, por rezultoi se i kishin instaluar një GPS.
Bëhet fjalë për një automjet në Korçë që alarmoi policinë mëngjesin e të dielës.
Pas konstatimit të një pako e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive në gomën e pasme të automjetit në pronësi të Gëzim Pashollit, uniformat blu rrethuan zonën në lagjen 18 të qytetit për të mbajtur larg qytetarët.
Për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme ne vendngjarje shkuan dhe forcat xheniere.
Pas kontrollit te kryer policia thotë se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.
54-vjeçari Pasholli në pronësi të të cilit rezulton makina punon si inspektor në sektorin e inspektimit të pyjeve.
Policia dyshon se GPS në automjet mund ti jetë vendosur nga persona që presin pyje në mënyrë të jashtëligjshme për të kontrolluar lëvizjet e tij.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për te zbardhur ngjarjen, identifikuar dhe kapur personin që ka vendosur aparatin GPS.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...