289 raste të reja infektimesh dhe 4 viktima.
Ky është bilanci i Covid-19 për vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas asaj që informon Ministria e Shëndetësisë, nga 1402 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.
Ndërkohë anë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja sipas bashkive:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
SITUATA NË SPITALET COVID
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar ne 24 orë 93
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1402
Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste Aktive 6101
Humbje jete 443
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3001
Durrës 648
Shkodër 450
Fier 364
Korçë 342
Lezhë 311
Elbasan 265
Vlorë 224
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 65
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta