Ish-ambasadori, Neritan Ceka, i ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon, renditi tre problemet kryesore të diplomacisë shqiptare. Ceka tha se në Ministrinë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi që merret se ku shkojnë gratë e ambasadorëve.
“Ne nuk duam që politika e jashtme të përfshihet në çështje politike. Tre çështje që unë i quaj shumë të rëndësishme të politikës së jashtme; e para nuk ka strategji për politikën e jashtme.
Zakonisht fokusohet në 100 vite. Ne nuk e kemi. E dyta, mungon një klasë profesioniste. Kemi personalitete si Ferit Hoxha. 20% që thotë zonja Dade që është praktikë amerikane më tepër që në vende strategjike, përfaqësohemi me personalitete politike.
Unë e kam përkrahur faktin që në bordin e Bankës Kombëtare u vu një ministër Financash. Nëse ka një atribut që nuk ka dallim pozitë-opozitë, është politika e jashtme.
E treta, ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishme, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishte me mua dhe pyeta më thanë se nuk ka kontakt. Ambasadori ka një radhë detyrash.
Ministria kërkon sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç’bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi”– shprehet ish-ambasadori, Neritan Ceka.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...