Pasditen e kësaj të marte në grupi më i madh politik CDU SCU ka votuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian me 75 vota pro dhe 28 kundër.
Ky është vendimi më i rëndësishëm politik që tregon se Gjermania do t’i thotë PO Shqipërisë. CDU SCU ka votuar kështu draftin e dokumentit që do të votojë të enjten Budenstagu Gjerman.
Ashtu sic raportoi Top Channel disa ditë më parë, dokumenti ka 9 pika të kërkesave ndaj Shqipërisë të ciat ndahen në dy blloqe. Në bllokun prioritar janë reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe Kushtetuese ndërsa gjashtë pikat e tjera hyjnë në bllokun e dytë të cilat duhet të plotësohen kur të hapen negociatat.
Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë:
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
8.Reforma në administratë
9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale./TCH
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...