Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rushan Selkon, 67 vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e fqinjës së tij, një vajze të mitur 12 vjeçare, në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin gusht, por u bë e ditur tani që vajza është shtatzënë në javën e 22-të.
Në seancë, i pandehuri mohoi çdo akuzë ndaj tij.
Gjykata vendosi që të merret kampioni i fetusit për analizën e ADN-së, me qëllim verifikimin e atësisë së fëmijës.
Përgjigjja e analizës pritet të dalë brenda 2–3 javësh, duke hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë./TCH
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...