Të paktën 15 familje të një pallati dhe disa shtëpive në Gjirokastër hynë në një situatë rreziku pas rrëshqitjeve të dheut që ndodhën në shpatin e kodrës në lagjen Zinxhira të qytetit.
Çarja tërthore e një masivi me shtuf në një gjatësi disa metra është ndjerë nga banorët e pallatit dhe shtëpive si lëkundje tërmeti. Një banesë pësoi plasaritje, ndërsa banorët të përfshirë nga paniku kërkojnë zgjidhje, shkruan Top Channel.
Në vlerësimin paraprak drejtori i Gjeologjisë, Çano Nora tha se shkak për rrëshqitjen janë bërë punimet për ndërtimin e një pallati në fund të kodrës edhe pse kjo zonë është e klasifikuar si e papërshtatshme për ndërtime.
Sipas Norës, duhen marrë masa urgjente për drenazhimin e ujërave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse. Ende nuk ka një thirrje për evakuim të banorëve, megjithatë rrëshqitja konsiderohet aktive dhe pritet që vlerësimet e detajuara të përcaktojnë edhe menaxhimin e situatës në vijimësi./ Top Channel
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...