Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur që opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.
Bylykbashi shtoi se asgjë nuk është e pamundur dhe se kryeministri Edi Rama e di që do të humbas thellë.
Më tej Bylykbashi në top channel ka shtuar se cilado skemë e përdorur në zgjedhjet elektorale nuk do ta shpëtojë kryeministrin Edi Rama nga humbja.
“Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këtë i opozita nuk i merr. “ tha Bylykbashi.
“Edi Rama është drejt humbjes. Cështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të doje. PD i tha si e do? Dhe kështu do të ndodhë. Me cdo sistem që vendos do të fitojë opozita. Koalicioni është i përputhshëm me listat e hapura. Nuk ka asnjë rekomandim kundër koalicioneve nga OSBE ODHIR. Ka funksionuar. Ka fituar Sali Berisha dhe ka fituar edhe Edi Rama me këtë koalicion. Është një përpjekje e Ramës për të shpërndarë mandatet.” tha Bylykbashi.
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...