Stoku i borxhit të jashtëm Shqipërisë, publik dhe privat, ka arritur në gati 8 miliardë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit.
Banka e Shqipërisë ka bërë një analizë të detajuar mbi borxhin e jashtëm bruto të vendit tonë, kur rezulton se në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto, borxhi i jashtëm ka rënë me 5 pikë përqindjeje, duke arritur në nivelin 70% të PBB.
Qeveria zë peshën më të madhe në strukturën e borxhit të jashtëm me 43,2% të totalit ose rreth 3,4 miliard euro.
Në raport me PBB-në borxhi i jashtëm qeveritar vlerësohet 30.2%, me rënie 1.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, raporton TopChannel.
Pas qeverisë në marrjen e borxhit renditen huatë ndër kompani të investimeve të huaja direkte, me 22.3%, të totalit, dhe vazhdojnë huatë e korporatave depozituese, borxhi i sektorëve të tjerë dhe ai i autoritetit monetar.
Raporti ndërmjet borxhit të jashtëm dhe eksporte tona është në nivelin 183.6%, me rënie krahasuar me një vit me pare.
Por Banka e Shqipërisë vlerëson se ky tregues është përsëri mbi pragun kritik prej 150%.Stoku i rezervës valutore në vendin tonë është i mjaftueshëm për të përballuar goditjet negative të mundshme nga jashtë. Kjo rezervë mbulon mbi 6 muaj e gjysme importe mallrash dhe shërbimesh./TopChannel/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...