Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bokien Abazi, ka folur në lidhje me arrestimin që i është bërë sot nga forcat e rendit, gjatë rrugës së tij për tu bashkuar me protestën e organizuar për Çamërinë.
“Të gjithë e dinë që çështja e shqiptarëve të Çamërisë, nuk është një çështje e ngushtë dhe izoluar, por një çështje që prek gjithë shqiptarët. Ne pamë kërkesat e bëra publike dje, thirrjen që bëri shoqata “Çamëria” dhe ato janë kërkesa që ne i kemi trajtuar publikisht si Vetëvendosje në Shqipëri; si çështja ndaj detit apo çështja e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.”, tha fillimisht Abazin në emisionin Opinion.
Ai ka thënë se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe kjo mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë.
“Dhuna ka qenë evidente dhe në kamera. Njerëzit janë arrestuar qindra metra larg. Unë i kujtoj Kryeministrit se 10 vite më herët kam dërguar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, ku njëra nga pikat ishte transparenca. Më pak se 2 muaj më herët Kryeministri tha se Greqia është në të drejtën e vet për zgjerimin në 12 milje. Çfarë ndodhi sot përse nuk e shpalli Greqi të drejtën e vet? Kryeministri e pranoi në parim zgjerimin 12 milje, sot nuk e pranon më, por thotë Gjykatë Ndërkombëtare” shtoi ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...