Karabinierët kanë arrestuar një 30-vjeçar italian nga Mathi, i dyshuar për vrasjen e Fatmir Arës, 43-vjeçarit shqiptar i cili u gjet i vrarë të dielën e 4 Shtator në zonën e Vaude në San Carlo Canavese.
Arrestimi, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ndodhi gjatë orëve të vona të së martës.
Autopsia zbuloi një ditë më parë se biznesmeni shqiptar u vra me të paktën 3 plumba pushke në fytyrë. Momentalisht nuk është e qartë nëse personi i arrestuar ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë. Edhe motivi i krimit nuk dihet.
Sipërmarrësi shqiptar Fatmir Ara jetonte prej vitesh në Itali, në provincën e Torinos. Ai ishte pronar i një kompanie ndërtimi dhe rezultonte i zhdukur që prej 2 Shtatorit. Karabinierët e gjetën trupin e tij të pajetë në një zonë në fushë në San Carlo Canavese, jo shumë larg vendit ku jetonte, Mathi.
43-vjeçari ishte lidhur pas një peme, ishte torturuar e në fund ishte ekzekutuar. Dyshimet janë se vrasja e tij lidhet me të shkuarën e shqiptarit i cili kishte qenë i përfshirë në trafikun e kokainës. Megjithatë, hetimet vijojnë./tvklan.al
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...