Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Burimet e mediumit euronews bëjnë me dije se Berisha ka argumentuar në kërkesën e bërë se në këtë datë do të ndodhet në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kryedemokrati është aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” dhe duhet të paraqitet në SPAK, në kuadër të hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.
Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë