Një tjetër telash shfaqet në horizont.
Theo Francken, Sekretar i Shtetit për Azilin dhe Emigrimin në Belgjikë, pritet të vizitojë Shqipërinë të premten.
Por përse?
Shkak është bërë fluksi i azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend.
Francken tha se shqiptarët nuk kanë shans që të fitojnë azil në Belgjikë, megjithatë numri i tyre po vjen duke u shtuar.
Vjet ishin 882 shqiptarë që kërkuan azil në Belgjikë, por vetëm 5 përqind e fituan këtë status.
Zyrtari belg pritet që të takojë zyrtarët shqiptarë dhe thotë se do t’ua bëjë të ditur se mund të rikthehet regjimi i vizave nëse nuk merren masa.
Shumica e shqiptarëve kërkojnë azil ekonomik.
Shqiptarët mund të lëvizin pa viza që prej vitit 2010, por së fundmi një seri vendesh të rëndësishme si Gjermania, Franca, Suedia dhe Holanda janë ankuar për numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...