Ka filluar pritja e liderëve rajonalë në Tiranë nga presidenti Bajram Begaj, me rastin e samitit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Tirana gjatë ditës së sotme bëri bashkë të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore, në një aktivitet që shënoi përmbylljen e presidencës shqiptare të SEECP-së.
Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore e mbajti ministri Ilgi Hasani, i cili u ndal te bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani, ndërsa përsëriti ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade.
Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll