Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas fitores së Kosovës dhe Shqipërisë, në ndeshjet kualifikuese për “EURO 2024”.
Begaj ka ndarë në profilin e tij në Facebook, dy fotografi nga festa e kombëtarëve, duke shkruar se janë fitore të merituara nga djemtë tanë.
“Fitore të merituara nga djemtë tanë”, ka shkruar Begaj.
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 , duke arritur të mbes lider të tabelës në grupin E me plotë 13 pikë, ndërsa Polonia gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë.
Edhe Kombëtarja e Kosovës ka arritur të shënojë fitore ndaj Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Djelmoshat e Glihas triumfuan pastër në udhëtim te Andorra, 0-3./Arbresh.info/
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...