Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi agjendën e vizitës, ku parashikohen takime me personalitetet më të larta të Republikës së Maqdonisë së Veriut, Presidenten Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi, liderë poltikë shqiptarë, ndërsa do të zhvillojë vizita edhe në disa komuna të drejtuara nga kryetarë shqiptarë.
Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të posaçme.
Synimi i kësaj vizite është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian të dy shteteve anëtare në NATO dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria e konsideron Republikën e Maqedonisë së Veriut si partner dhe faktor kyç në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe kohezionit ndër-etnik./atsh
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...