Politikani i njohur serb dhe radikali Vosjllav Sheshel ka folur për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci.
Shesheli thotë se Beogradi nuk duhej të ishte marrë me këtë çështje, pasi do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.
“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi. Nëse ai ekstradohet i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”, ka thënë radikali Vosjllav Sheshel.
Theksojmë se me kërkesë të shtetit serb tifozi i kombëtares shqiptare pritet të ekstradohet në Serbi nga drejtësia kroate.
Ndryshe, Ballisti do të gjykohet në shtetin serb për nxitje të urrejtjes shkaku i ngritjes me dron të një flamuri të “Shqipërisë Natyrale” në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ku po zhvillohet ndeshja mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare. /ekonomiaonline/
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së