Gjeneralmajore Lisa Hou, komandante në Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit, vizitoi Shqipërinë javën e kaluar për të uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për hapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës dhe 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, njoftoi sot ambasada e SHBA, në Tiranë.
Gjatë vizitës së saj, gjeneralmajorja Hou u takua me gjeneralmajor Arben Kingjin, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura.
Ajo u takua edhe me presidentin Bajram Begaj, me të cilin ka punuar edhe më herët kur ishte shef i shtabit.
Temat e diskutimit përfshinin aktivitetet e ardhshme të Programit të Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Nju-Xhersit, të tilla si kandidatët për oficerë të Gardës Kombëtare që vijnë për t’u trajnuar me oficerët kadetë shqiptarë muajin e ardhshëm, mbështetja e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit për programin e helikopterëve UH-60 Blackhawk, shtimin e aktivitetet të zhvillimit profesional, konferencën e ardhshme të Kartës së Adriatikut të Shefave të Shtabit (A-5) të organizuar nga Shqipëria, si dhe stërvitjen ushtarake Defender 25 vitin të ardhshëm./atsh
Zyrtari i lartë i NATO-s: E dimë kush ishte në Banjskë
Osmani: Me refuzimin e gazit amerikan disa po i krijojnë hap...
Mbi 39 mijë veteranë lufte që marrin pensione, Kosovës i kus...
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...
Formacionet zyrtare, Ferizaj – Dukagjini: Dy ekipet pë...