Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka folur për shumën e konsiderueshme të eurove të kapura një ditë më parë në Portin e Durrësit, duke thënë se Taulant Balla kishte garantuar hyrjen e atyre parave në vendin tonë, por plan i tij u dekonspirua, tha ai.
“Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere. Kemi një ish-ministër të Brendshëm kokën e trafikut të drogës, që del e shëtit me kalë. Kemi edhe kryetarin e grupit parlamentar të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Balla ka hyrë garant, pakti ishte për 1.5 milion euro. Çfarë e lidh Tahirin, Xhafën, Ballën dhe Veliajn, përveç Edi Ramës? Trafiku i drogës dhe ndërtimi i kullave, të cilat do të ndërtohen për të pastruar paratë e krimit”, tha Basha.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...