Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tek Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Në fjalën e saj, Koçiu u shpreh se ky moment shënon një ndërrim stafetash me emocion, duke theksuar se rikthimi i ministrit Lamallari në krye të Ministrisë përbën “një kthim në shtëpi”, duke qenë se ai vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e rëndësishme në këtë institucion.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin me stafin e Ministrisë dhe theksoi se drejtimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë një nder dhe përgjegjësi e veçantë.
Koçiu nënvizoi reformat e nisura gjatë mandatit të saj, përfshirë riorganizimin e aparatit të Ministrisë, avancimin e projekteve në Illyrian Guard, IdentiTek, Agjencinë e Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara, si dhe proceset e rëndësishme që lidhen me IKMT, Prefekturat dhe Policinë Bashkiake.
Po ashtu, ajo përmendi rëndësinë e sfidave përpara Policisë së Shtetit, mes të cilave përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm dhe riorganizimi i strukturave të saj.
“Jam e sigurt se stafi dhe ekipi profesional i Ministrisë do të vijojnë të çojnë përpara punët e nisura. I uroj sukses ministrit Lamallari dhe secilit prej jush në përmbushjen e misionit të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Koçiu.
Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, falënderoi Zv.kryeministren Koçiu për punën dhe kontributin e saj, duke e vlerësuar si një drejtim dinjitoz dhe profesional të MPB-së gjatë këtyre muajve.
“Rikthehem në shtëpi dhe gjej një ekip me të cilin ndaj vlera dhe përvojë të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i posaçëm. Do të vijojmë të çojmë përpara punët e mira të nisura dhe të forcojmë misionin tonë në shërbim të qytetarëve, për më shumë siguri, rend dhe integritet institucional,” deklaroi ministri Lamallari.
Ai falënderoi Kryeministrin për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të garantuar standarde të larta profesionale në Policinë e Shtetit dhe në të gjitha institucionet e varësisë./RTSH
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...