Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë nuk është e shqetësuar për raportet se Rusia po e informon Iranin rreth objektivave të mundshme të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Hegseth në një intervistë me CBS se theksoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e di kush me kë po flet ndërsa shtoi se ata po vëzhgojnë gjithçka.
“Nuk jemi të shqetësuar. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e di kush me kë po flet, sepse ne po vëzhgojmë gjithçka. Çdo gjë që nuk duhet të ndodhë po trajtohet, dhe po trajtohet me forcë”, tha ai në një intervistë me “60 Minutes”.
Të premten, gazeta Washington Post raportoi, duke cituar tre burime anonime, se Rusia po i jep Iranit informacione rreth objektivave të mundshme amerikane në Lindjen e Mesme, duke përfshirë vendndodhjet e anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë.
Shtëpia e Bardhë reagoi përmes sekretares së shtypit Caroline Levitt që komentoi se kjo nuk ndryshon asgjë për sa i përket operacioneve ushtarake në Iran pasi ata janë në procesin e shkatërrimit të plotë të tyre.
“Ne po i arrijmë objektivat ushtarake të këtij operacioni dhe kjo do të vazhdojë”, u tha ajo.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...