Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit Ditës së Mësuesit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar rolin e rëndësishëm që kanë mësuesit në shoqëri, duke vlerësuar përkushtimin e tyre të përditshëm në transmetimin e dijes dhe formimin e qytetarëve të ardhshëm.
Tutje ajo ka thënë se në duart e mësimdhënësve fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe ndërtimit të së ardhmes së vendit.
“Me përkushtimin e tyre të përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë”,ka shkruar Haxhiu.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...