Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar ekipet në lidhje me shortin që do të hedhet për të mësuar gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës për edicionin 2025/26.
Gjatë javës së fundit u mësuan katër ekipet që kaluan tutje në gjysmëfinale të Kupës, e cila tashmë ka hyrë në fazën e nxehtë pasi ekipeve ju siguron kualifikim në garat evropiane.
Ballkani mposhti Gjilanin për të kaluar tutje, Llapi e mundi Malishevën, Dukagjini ishte më i mirë se Feronikeli ’74, teksa Ferizaj kaloi Vushtrrinë.
Këto katër skuadra janë njoftuar nga Komisioni i Garave se shorti i gjysmëfinaleve do të mbahet të martën dhe nga kjo fazë ekipet luajnë me sistem vajtje-ardhje.
“Komisioni i Garave njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohet të martën, më 10 mars 2026, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e FFK-së”.
“Në këtë fazë të rëndësishme të garës kanë arritur këto skuadra: Ballkani, Llapi, Dukagjini dhe Ferizaj. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C