Për Lulzim Bashën rruga për tu ulur në dialog është ende e hapur, ndonëse opozita tha ai, nuk mund të presë pafundësisht.
Kreu i opozitës zbuloi sot se 6 ditë më parë ishte rënë dakord që të flitej për formimin e qeverisë teknike por asgjë nuk u arrit.
“Lëri lojrat e fjalëve, dialogun e dakodrësuam ditën e mërkurë, 6 ditë përpara, u ra dakord se do të flitej për formimin e qeverisë teknike dhe për mandatin e qeverisë teknike. Dy tema që kërkojnë përgatitje serioze, aq më shumë po të kemi parasysh se çfarë dredharaku fjalë-ngrënë kemi përballë. Ndaj të nesërmen e deri sot ekipi negociues i opozitës ka qënë në gatishmëri për të përgatitur një dialog të vërrtetë në funksion të zgjidhjes”, tha Basha, shkruan Top Channel.
Kreu i PD-së tha se Edi Rama e ka zgjidhjen për t’i dhënë fund krizës: “Meqë dëshirën për në çadër e ke shprehur shumë herë, eja në këtë çadër me dorëheqjen në xhepin e xhaketës dhe ne do të presim paqësisht. Nuk mund të bëjmë ne lojra fjalësh, do të hyjë si kryeministër në dialog po do të dalë nga dialogu si kryeministër i dorëhequr që i hap rrugën qeverisë teknike me mbështeje të gjerë politik”.
Për Lulzim Bashën, kjo qëndresë do të përfundojë vetëm me fitoren e PD-së por për këtë opozita duhet të jetë e kujdesshme.
“Duhet të shmangim çdo kurth, çdo çark, çdo dredhi që ka për qëllim t’i japë oksigjen republikës së vjetër akoma dhe të shmangë, ndalojë apo ngadalësojë projektin e republikës së re”, tha ai.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...