Pak orë përpara heshtjes elektorale, i ftuar në emisionin “Open”, Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.
“Projekti për Portin e Durrësit është një gënjeshtër elektorale për të zhvendosur një benzinatë 100 metra duhen bërë sa e sa investime. Ky u thotë shqiptarëve, ju merr përsipër shqiptarëve që të zhvendos portin e Durrësit kur, si me çfarë fondesh. Pra, është fare e qartë dhe fare e thjeshtë janë marifete elektorale. Janë gënjeshtra për, shikoni 8 vite ka premtuar 300 mijë vende pune, nuk i ka sjellë, legalizimet falas s’i ka sjellë, shëndetësi falas e pamë pandemia e nxori fare zbuluar në çfarë gjendje është.
Arsimin e la, reformën në arsimin e lartë e rrënoi. Tani, 8 vite me radhë ka dështuar dhe po troket prapë dhe 4 vjet të tjera prapë me mashtrime?! Unë besoj se çdo shqiptar e ka të qartë. Një njeri që 8 vite nuk bëri dot asgjë nuk ka për të bërë dot gjë 4 vitet e ardhshme prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohet se 25 Prilli është dita që i ndan edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluam apo ndryshim?!”- tha Basha./tch/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...