Banorët e dy zonave më të prekura nga termeti, në ish-Kënete dhe Shkozet të Durrësit shprehen kundër fondit prej 2 milionë lekësh të premtuara nga Kryeministri për rindërtimin e shtëpive.
Ndue Filej është rikthyer edhe një herë në gërmadhat e ndertesës së tij. Ai shprehet se dëmshpërblimi prej 2 milionë lekësh nga qeveria nuk mjafton as për të blerë hekurin për shtëpinë.
“Kjo shihet vetë, materialet brenda janë me vlerë 10 milionë lekë (të vjetra). Vetëm hekur i ka pasur brenda 20 milionë lekë kjo shtëpi”, shprehet ai.
Më tej, Filej shprehet se ka punuar 20 vite në Greqi për të ndërtuar shtëpinë, por termeti ia shembi për 20 sekonda.
Në të njëjtën gjendje janë edhe disa shtëpi në lagjen 13 në Shkozet.
Agim Marku me profesion mësues tani më është kthyer edhe në rojtar të banesës, pasi në zonë janë shtuar vjedhjet.
“Këtu kam qendruar, por s’më është ofruar asnjeri për ndihmë. Kemi edhe frikë nga vjedhjet”, shprehet ai./abcnews.al/
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...