Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë fjalës së mbajtur sot në Komisionin për Politikën e Jashtme, theksoi se hapja e një konsullate shqiptare në Kretë është një nevojë urgjente dhe e domosdoshme për mijëra bashkatdhetarë që jetojnë atje.
Balla kujtoi se, angazhimi i mazhorancës për zgjerimin e shërbimeve ndaj diasporës ka sjellë rezultate të prekshme, veçanërisht përmes konsullatës online, e cila ka rritur ndjeshëm numrin e shërbimeve që marrin qytetarët shqiptarë jashtë vendit.
Ai nënvizoi se, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka pasur këtë prioritet edhe në buxhet, duke theksuar se selitë diplomatike duhet të profilizohen më shumë drejt ofrimit të shërbimeve konsullore.
“Kam besim se ministria do të adresojë angazhimin e kryeministrit që në vitin 2026 të kemi një konsullatë shqiptare në Kretë të Greqisë. Është tepër e nevojshme. Në Kretë jetojnë 45.000 deri në 50.000 bashkatdhetarë, shumë më tepër sesa në vende ku ne aktualisht kemi ambasada apo konsullata”, tha Balla.
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...