Ai thotë se është i dashuruar marrëzisht pas asaj vajze. Aq sa do të fejohet me të, të lidhet përjetësisht në martesë.
Por ajo, as që i afrohet planeve të tij, madje në rastin më të parë që “kupa u mbush” me bezdisje të vazhdueshme, njoftoi policinë dhe kjo e fundit e vuri në pranga.
Historia ndodhi në qytetin e Korçës.
Policia tha sot se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 24 vjeçarit Erigest Shkëmbi, banues në fshatin Dvoran.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga ish e dashura e tij, J.S, 20 vjeçe, banuese në fshatin Voskop të Korçës si dhe nga një shok i saj, E.D, 25 vjeç, banues në Korçë, transmeton noa.
Vajza dhe djali i sinjalizuan policisë lokale se dje në lagjen 3 në Korçë, janë kanosur me fjalë dhe kërcënuar me jetë, nga Erigest Shkëmbi.
Djaloshi 24 vjeçar thotë se ka pasur një lidhje më parë me 20-vjeçaren dhe do që ta vazhdojë deri në martesë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i konfirmuan NOA-s se vajza ka pasur lidhje intime me Erigestin por mesa duket nuk ka dashur ta vazhdojë më. Policia tha se vajza është e sigurt në vendimin për ta mbajtur larg.
Ajo i tha policisë se është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga 24-vjeçari, me telefon si dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Sipas denoncimit, në lagjen nr 3 por edhe te lagjja nr 12, Erigesti ka kërcënuar se do ta vrasë.
Policia tha se lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”./Arbresh.info
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...