Policia e Sarandës arrestoi një 28-vjeçar, banor i Lazaratit i dënuar nga drejtësia me 22 vite burgim për “rrëmbim në bashkëpunim dhe ushtrim të torturës”.
I arrestuari është shtetasi Alfons Buzheri. Ai u prangos në orët e pasdites së të martës pas një operacioni të koordinuar mes Forcës së Posaçme të Drejtorisë së Policisë së Shtetit me Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe Komisariatin e Sarandës.
Buzheri ishte në listën e personave të kërkuar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërkohë që ndaj tij rëndon edhe akuza e “vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim”, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj Buzherit u bë ekzekutimi i vendimeve penale për t’ju vënë në dispozicion të drejtësisë./ Top Channel
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...