Paris Saint-Germain arriti ta fitoj mbrëmë Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive.
Achraf Hakimi ishte një nga realizuesit e penalltive, me serinë që u mbyll 4:3 në të mirë të parisienëve ku edhe e fituan trofeun e dytë rresht të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Për Hakimin ky titulli ishte i veçantë.
Mbrojtësi maroken Achraf Hakimi ka shkruar historinë e futbollit afrikan, pasi është bërë lojtari afrikan me më së shumti trofe të fituar në karrierë.
Hakimi ngriti trofeun e 19-të madhor të karrierës, duke lënë pas legjendat afrikane Samuel Eto’o dhe Yaya Touré, të cilët kanë nga 18 trofe secili.
29-vjeçari ishte një nga figurat kyçe të PSG-së në sezonin historik të klubit francez, ndërsa me suksesin e fundit vulosi emrin e tij në librat e historisë së futbollit afrikan.
Me 19 trofe të mëdhenj në koleksion, Hakimi tashmë qëndron i vetëm në krye të renditjes së futbollistëve afrikanë më të dekoruar në histori.
Trofetë e fituar nga Hakimi:
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...