Tifozi i njohur i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Ismail Morina – “Ballisti”, është arrestuar në Kukës, ka bërë të ditur llogaria e tij në Facebook.
Për lajmin e arrestimit të Morinës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha që ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama për arrestimin “si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serbë me në krye serbomadhin Vuçiq”.
Ballisti” bëri famë pasi mori autorësinë e lëshimit të dronit në stadiumin e Beogradit më 2014 kur po përballeshin Serbia e Shqipëria. Lëshimi i flamurit përmes dronit pati nxitur përplasje në fushë deri në anulim të saj./arbresh.info/
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”