Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqipëri shpalli sot vendimin në lidhje me ankimin e bashkëshortes së Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxe.
Në vendimin e saj, gjykata ka miratuar vendimin nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke lënë të pandryshuar masën e sekuestrimit të sendeve të përfshira në çështje. Ky vendim i apelimit ka konfirmuar atë të mëparshmin, duke e lënë në fuqi ndalimin e kthimit të sendëve të sekuestruara, shkruan A2 CNN.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...