Të mërkurën, një grua ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në rrugën “Kolashini” në Mitrovicë të Veriut, i kishin humbur telefoni mobil dhe portofoli, në të cilin kishte pasur edhe një shumë të hollash.
Policia njoftoi se rreth orës 18:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.R., i cili ka raportuar se telefoni dhe portofoli ishin gjetur nga babai i tij. I njëjti e kishte udhëzuar djalin e tij që sendet e gjetura t’i dorëzonte në stacionin policor.
“Pas verifikimeve të nevojshme, zyrtarët policorë kanë bërë kthimin e telefonit, portofolit dhe parave tek pronarja e tyre. Policia falënderon qytetarin E.R. dhe familjen e tij për veprimin e përgjegjshëm dhe shembullor, si dhe shpreh mirënjohje për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të qytetarëve me Policinë, i cili kontribuon në rritjen e sigurisë dhe forcimin e besimit në komunitet”, thuhet në njoftim.
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...