Një nga pesë kompanitë e fluturimit me Italinë, ka anuluar të dielën fluturimet me Romën, Milanon dhe Bolonjën, si edhe fluturimet anasjelltas. Burime zyrtare nga aeroporti i Rinasit, bëjnë me dije për Top Channel, se anulimet janë bërë për arsye operacionale të kompanisë.
Megjithatë, nga kompania ende nuk ka pasur një reagim zyrtar për arsyet që e çuan drejt anulimit të gjashtë fluturimeve.
Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Italinë fqinje, këto janë edhe fluturimet e para të cilat anulohen nga vendi ynë drejt Italisë apo edhe anasjelltas.
Ndërkaq në aeroportin e Rinasit, njësia e inspektimit shëndetësor, vijon me kontrollet e pasagjerëve që vijnë nga vendet të cilat kanë qytetarë të prekur me COVID-19, siç është Italia.
Në vendin tonë ende nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus.
Sipas njoftimit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë kete te diele, në 59 persona të dyshuar si mbartës të COVID-19, laboratori i Virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, nuk ka konfirmuar asnjë rast.
Të gjithë personat që i janë nënshtruar testit, kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi në vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit, sipas Njësive Shëndetësore, në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë në total rreth 23 mijë udhëtarë, të cilat janë monitoruar për temperaturën.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...