Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), i cili hyn në fuqi më 9 qershor.
Basha tha se që nga marrja e mandatit ka pranuar shqetësime të shumta nga shoferët dhe operatorët e transportit lidhur me vështirësitë në mungesë të bazës së qartë ligjore për lëshimin e CKP-së. Sipas tij, kjo situatë ka shkaktuar gjoba dhe vështirësi në kalimin e kufijve.
Për këtë arsye, ai bëri të ditur se është formuar një grup punues dhe janë angazhuar kapacitetet profesionale për trajtimin e kësaj çështjeje me prioritet.
“Prandaj, në kohë rekord kemi hartuar dhe finalizuar Udhëzimin Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) nr. 15/2024, të cilin e nënshkrova sot,” u shpreh Basha.
Sipas tij, nga java e ardhshme, me hyrjen në fuqi të udhëzimit, do të zhbllokohet procesi i certifikimit të shoferëve fillestarë me CKP, duke eliminuar pengesat e mëhershme.
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...