Anija “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.
Nga të dhënat e Autoritetit Portual mësohet se anija ka 715 udhëtarë gjithsej, 528 prej të cilëve janë qytetarë të SHBA-së, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga 21 vende të ndryshme të botës. Turistët u pritën edhe nga një grup të rinjsh të projektit “Smile Albania”.

21 autobusë turistikë me vizitorë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Beratit, Tiranës dhe Durrësit, transmeton atsh.
Anija “Seven Seas Voyager” do të vijojë lundrimin sot në mbrëmje drejt Korfuzit. Në portin e Durrësit dy ditë më parë u ankorua edhe anija “Sirena”, me 659 turistë.

Këto janë fjalët e ish-Zotëriut të Parë pas përfundimit të m...
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...