Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me kryediplomatin e OSBE-së, Del Monaco, me të cilin ka diskutuar për angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta”.
“SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
Met with OSCE Amb. Del Monaco to discuss our shared commitment to supporting free & fair elections, justice reform & combatting trafficking in persons. We encourage Albania to enable diaspora voting as soon as possible, as required by the Constitution. (1/2)
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 12, 2022
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...