Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas goditjes së kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike, ku u ndaluan dhe proceduan 19 shtetas në disa qytete të vendit. Ndërsa u sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.
“Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinjve dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës.
Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje”, shkruan ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Sipas Ballës, në aksionin e zhvilluar në disa qytete si Shkodër, Tiranë, Elbasan, Përrenjas dhe Vlorë, “u arrestuan, ndaluan/proceduan 19 shtetas. U sekuestruan sasi lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale”
Balla ka vlerësuar gjithashtu edhe bashkëpunimin mes “Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër”./rtsh.al
https://streamable.com/imt49r
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...