Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nisur turneun e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Costa nga 1 deri më 5 qershor do të jetë në Ballkan, gjersa pas vizitës që kishte të hënën në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të vizitojë Tiranën.
Më 2 qershor, Costa do të qëndrojë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe studentët e Kampusit të Kolegjit të Evropës.
Po atë ditë ai do të vizitojë edhe Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Ndërkaq, të mërkurën, më 3 qershor, presidenti i Këshillit Evropian do të qëndrojë në Prishtinë.
Ai do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti, si dhe me kryetarët e partive opozitare.
Turneu do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.
Vizita e presidentit të Këshillit Evropian do të përmbyllet në Mali i Zi, ku presidenti Jakov Milatoviq do të presë liderët rajonalë në një darkë me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së vendit.
Më 5 qershor, Costa do të bashkëkryesojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet nën temën: “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”. /Telegrafi/
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...
MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njeh...