Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gradac të Kroacisë ku një 29 vjeçare shqiptare, teksa drejtonte automjetin e saj tip “BMW” me targa sllovake, ka përplasur për vdekje dy të rinj kroatë, vëlla e motër.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri bëri një parakalim të gabvuar që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.
Mediat kroate shkruajnë se 29 vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia e Dubrovnikut ku po mbahet në paraburgim për ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Pas aksidentit ajo pësoi lëndime të lehta dhe u mbajt në vëzhgim nga policia dhe pas daljes nga spitali u arrestua./tch
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...