Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.
Policia lokale bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të vjetrën të qytetit të Bulqizës, ku një makinë Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.
Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin përgjatë këtij segmenti, ku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, shkruan Lapsi.al.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia ku dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nga makina. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Sipas mjekëve të këtij spitali, pesë personat e plagosur, tre prej të cilëve fëmijë, janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër