Në zonën e Tufinës jeton e vetme 94-vjeçarja Hasime Veizi, të cilës si të mos mjaftonin problemet e moshës dhe vetmia, prej 2 muajsh nuk ka energji elektrike.
“Nuk kam dëgjuar e nuk kam parë që të lesh një plakë 3-4 muaj pa drita që të bjerë nga krevati. Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, u shpreh me lot në sy e moshuara.
Djali i saj, Bilbil Veizi tregoi se pas vdekjes së të vëllait që jetonte me Hasimen, i ka paguar ai faturat e energjisë elektrike, por kontrata me OSHEE-në është në emër të një tjetër vëllai, që jeton jashtë Shqipërisë.
“Ku është e drejta e njeriut? Që të jetojë dhe kjo plakë si gjithë të tjerët! Unë i bëj thirrje qeveritarëve që ta shohin këtë gjendje dhe jo të më sorrollasin mua për të ardhur e për t’i lidhur një dritë kësaj plake këtu”, tha i shqetësuar Bilbili.
Emisioni “Stop” u interesua pranë degës së OSHEE-së në Kinostudio. se përse nuk bëhet lidhja e energjisë elektrike për nënën 94-vjeçare.
Drejtori i Divizionit Tregtar OSHEE, Elton Sevrani u shpreh se ky është një rast i veçantë për rregulloren e këtij institucioni, pasi detyrimi duhet të shlyhet nga vetë mbajtësi i kontratës, pra djali i Hasimes që ndodhet në SHBA.
“Por duke qënë se kemi të bëjmë me një situatë specifike, kur mamaja e të dy zotërinjve ndodhet në kushtet që duhet të ketë furnizim me energji elektrike. Ne kemi pranuar këtë kërkesë të zotërisë për të qenë ai likujduesi i këtij detyrimi“, tha drejtori Sevrani.
Ditën tjetër, punonjësit e OSHEE-së i rilidhën energjinë elektrike 94-vjeçares, Hasime Veizi. “Shyqyr që më hapët sytë se më ishin zënë. Rrofshi e qofshi, Zoti ju dhëntë shëndet e u bëfshi 200 vjeç!”, u shpreh e entuziasmuar e moshuara.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...