Pasi kaluan festat e fundvitit në atdhe, shumë familje emigrantësh po kthehen në vendet e Bashkimit Europian ku jetojnë e punojnë, duke shfrytëzuar tragetet e linjave detare që lidhin Portin e Durrësit me portet italiane të Barit e Ankonës.
Natën e kaluar, me 3 tragetet e linjës u larguan afro 2.000 persona, ndërsa pritet që fluksi i udhëtarëve drejt Italisë të shtohet në fundjavë.
Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave natën e kaluar e në vazhdim, në grafikun e lëvizjes së trageteve nuk janë regjistruar vonesa.
Anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, pas paralajmërimit të autoriteteve detare kanë marrë masat për të shmangur incidentet, e shumë prej tyre kanë pezulluar lundrimet në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.
Gjatë muajit dhjetor, mbi 55 mijë udhëtarë vendas e të huaj kanë lëvizur nga Porti i Durrësit, me tragetet e linjave detare Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, e kthim. Në të njëjtin muaj, tragetet transportuan drejt Durrësit edhe mbi 3.500 kamionë dhe trajlerë, me mallra të ndryshëm importi për nevojat e tregut vendas./tch/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...