Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se 547 mijë turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë muajit nëntor.
Sipas tij, ky është një konfirmim që vendi është kthyer në superdestinacion të turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm, shkruan Arbresh.info.
“547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërkaq, gjatë këtij viti kryeministri shqiptar bën të ditur se janë pritur rreth 9.54 milionë vizitorë të huaj./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova